POLITIKATË FUNDIT

Rama urim për Ditën e Diasporës: Përulje dhe respekt për shqiptarët që punojnë jashtë

Kreu i qeverisë Edi Rama ka përshëndetur në Facebook Ditën e Diasporës.

Nëpërmjet një postimi ai ka ndarë disa histori nga shqiptarët që janë kthyer nga emigracioni në Atdhe.

Me rastin e Ditës së Diasporës ai shpreh përulje dhe respekt për shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë, e po ashtu shpreh mirënjohje për plot të tjerë që janë kthyer në atdhe për të investuar.

“Dhe në Ditën e Diasporës me përuljen plot respekt për të gjithë shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë, po edhe me mirënjohjen e admirimin për plot të tjerë që janë kthyer në atdhe për të investuar dijet e fituara bashkë me kursimet në emigracion, duke u bërë shembuj frymëzues suksesi moral e financiar për ata që janë ende jashtë, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Rama.

Ditën e sotme në orën 10:00 në Ditën Kombëtare të Diasporës do të mbahet mbledhja vjetore e Këshillit Koordinues të Diasporës, ku do të mbajnë fjalën e tyre Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Të shtëna me armë në drejtim të një mishtoreje në Pejë


Kosovë-Shqipëri

Kurti: Vuçiq do që ta kthejë Serbinë në të kaluarën


Kosovë-Shqipëri

Osmani falënderon vendet që e mbështetën aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *