POLITIKATË FUNDIT

Një javë nga vendosja e barrikadave, Veriu vazhdon të jetë i bllokuar

Pjesa veriore e Kosovës vazhdon të mbetet e bllokuar, edhe një javë vendosjes së barrikadave nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq.

Që nga e shtuna kur u vendosën barrikadat në Rudarë, ato vazhdojnë të jenë aty përkundër thirrjeve të ndërkombëtarëve që ato të hiqen. Pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, ndërsa në dy ditët e fundit u raportua edhe për dy barrikada të tjera të ngritura nga serbët lokalë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Barrikadave i parapriu një javë mjaft e tensionuar ku pati shpërthime bombash e shkëmbim zjarresh mes bandave kriminale serbe e policëve të Kosovës si dhe shpërthime të tjera e sulme edhe ndaj gazetarëve që po raportonin nga vendi i ngjarjes.

Heqja e tyre po kërkohet të bëhet nga ata që i kanë vendosur. Kështu tha këtë javë gjatë qëndrimit në Prishtinë, Emisari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas Escobar, barrikadat duhet të hiqen nga njerëzit që i kanë vendosur.

“Ajo që dua të them ka të bëjë më pak me fajësim dhe më shumë me rrugën përpara. Realiteti është se ne kemi nevojë që të gjithë të kontribuojnë në proces dhe të gjithë të kontribuojnë në zgjidhjen e kësaj krize aktuale. Unë vërtet besoj se barrikadat duhet të hiqen nga njerëzit që i kanë vënë ato”, tha dje Esobar.

Se barrikadat duhet të hiqen me marrëveshje politike, jo me buldozerë, e tha edhe ndërmjetësi evropian në dialog Miroslav Lajçak.

Ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi se këtë punë ia ka lënë në dorë KFOR-it, por se të njëjtit kanë kërkuar pak kohë derisa të intervenojnë.

Nga KFOR nuk kanë deklaruar se kur po synojnë të ndërmarrin hapa drejt heqjes së barrikadave e eliminim të tensioneve. Sidoqoftë, me plot bindje kanë theksuar se po vazhdojnë të qëndrojnë vigjilentë ndaj zhvillimeve të fundit në veri, dhe të aftë ta kryejnë misionin e tyre në Kosovë.

“KFOR vazhdon të jetë jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë të përmbushë misionin e tij që derivon nga Kombet e Bashkuara”, thanë shkurtimisht nga KFOR për Reporteri.net.

Përpos Policisë dhe EULEX-it, për ta parandaluar eskalimin e situatës, KFOR dy ditë më parë deklaroi për Gazetën Online Reporteri.net se është në kontakt me forca të sigurisë të të dy palëve, ato të Kosovës e të Serbisë.

”Komandanti i KFOR-it vazhdon të jetë në kontakt me homologët e tij, përfshirë përfaqësues të institucioneve në Kosovë dhe Organizatave të Sigurisë të Kosovës, si dhe me shefin e Forcave të Armatosura të Serbisë”, theksohet në përgjigjen e KFOR.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

​Kusari-Lila për situatën në veri: Vuçiq kërkon të zhvendosë vëmendjen nga plani franko-gjerman


Kosovë-Shqipëri

A janë të gatshëm mjekët nga diaspora të punojnë në Kosovë?


Kosovë-Shqipëri

Reshjet e shiut, situatë e rënduar në Shkodër dhe Lezhë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *