POLITIKATË FUNDIT

Ilir Meta: Rama nuk njeh rotacion paqësor, do ta largojmë si Millosheviçin!

Ilir Meta thotë se opozita do ta largojë kryeministrin Edi Ram ashtu sikurse u largua Millosheviçi.Kreu i partisë së lirisë, në një intervistë së fundmi, u shpreh se kjo mënyrë është e pashmangshme, pasi Rama, sipas Metës, nuk njeh rotacion paqësor.

“Rama është armik i lirisë, votës së lirë, mendimit ndryshe dhe demokracisë. Por nuk e ndal opozitën, partinë e lirisë për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme që janë të paevitueshme si ato të 14 majit. Kësaj qeverie duhet t’i jepet fund sa më parë. Çdo ditë që Rama rri në pushtet, ke një koncension më shumë. Çdo ditë në pushtet i Ramës është në dëm të vendit, por edhe në dëm të socialistëve.“Unë kam treguar se si ka ikur Millosheviçi. Kjo është një formulë e pashmangshme kur kemi të bëjmë me njerëz që kanë humbur çdo lloj përgjegjshmërie ndaj vendit, kombit shtetit dhe janë marrë peng nga faktorë të tjerë me qëllim dëmtimin e interesave kombëtare dhe e kanë të pamundur të pranojnë një rotacion paqësor dhe demokratik”, u shpreh Meta. /dritare.net/

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Mediat malazeze publikojnë skandal: Rama dhe Abazoviç thyen embargon, përmes Portit të Durrësit i lejuan Serbisë të bëjë tregti me Rusinë


Kosovë-Shqipëri

“Unë po iki Kosovë, nuk po të duhem”- Studentja e shkëlqyer e infermierisë nuk arrin të gjejë punë, largohet në Evropë!


Kosovë-Shqipëri

Arrestohet një person në Ferizaj, kërcënoi nënën e tij 62-vjeçare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *