ROZË

Nga puthjet te ndarja e shtratit me njëri-tjetrin/ A është krijuar çifti i parë në ‘Big Brother VIP Kosova’?

Kanë kaluar vetëm dy javë nga nisja e “Big Brother VIP Kosova” dhe duket se po formohet çifti i parë. E vetmja gjë që mungon është puthja e konfirmimit të romancës që me shumë mundësi nuk do vonohet më shumë.

Po flasim për Getinjon dhe Vivien. Që në fillim është vënë re kimia mes tyre dhe raporti duket se ka ardhur duke përparuar çdo ditë e më shumë.

Dyshja kalon pjesën më të madhe të kohës bashkë duke u ledhatuar, përqafuar e puthur. Sigurisht edhe duke biseduar për tema të ndryshme.
Mirëpo, së fundmi ata kanë shkuar edhe më tej pasi kanë vendosur që të bashkojnë krevatet e të flenë me njëri-tjetrin.

Më herët me banorët Getinjo u shpreh se i pëlqejnë “vajzat e thjeshta”, dhe po ashtu ka pranuar pëlqimin për Vivien. Presim nëse 2023 do i gjejë çift Getinjon dhe Vivien.

Original Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *