Edhe sot alarme për bomba, këtë herë në disa shkolla fillore në Aerodrom
Sot në mëngjes përsëri kanë mbërritur raportime për bomba në disa shkolla në Shkup. Nxënësit janë evakuuar dhe janë dërguar në shtëpi, konfirmuan për MIA-n nga MPB, transmeton Portalb.mk.
Nga kjo ministri, informacione më të detajuara janë paralajmëruar për më vonë.
“Njoftimet për bomba të vendosura sot në mëngjes kanë arritur në disa shkolla të Shkupit”, konfirmuan për MIA-në nga MPB-ja.
Sipas MPB-së, raportime për bomba ka në shkollën fillore “Aleksandar Makedonski” dhe në “Lazo Angelovski” në territorin e Komunës së Aerodromit.
Krahas shkollave të mesme dhe fillore, në fillim të javës ka pasur edhe raportime anonime për bomba të vendosura në institucione dhe qendra tregtare.
Përndryshe, nga 26 tetori në SPB Shkup disa herë është denoncuar se email-adresat e disa shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se të gjitha paraqitjet kanë qenë të rrejshme.
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski njoftoi se mesazhet janë lëshuar nga jashtë shtetit.
Spasovski më 19 nëntor deklaroi se së shpejti do të ketë rezultate nga hetimi për paralajmërime për bomba, të cilat krijojnë shqetësim në opinion tashmë një kohë të gjatë.
- LEXO: Sot u kërcënuan 15 shkolla në Shkup, alarmet përsëri rezultuan të rreme
- LEXO: Kovaçevski: Kjo është luftë hibride, është pothuajse absolutisht e pamundur të zbulohet se nga vijnë kërcënimet për bomba
- LEXO: Kërcënimet me bomba intensifikohen në Maqedoninë e Veriut, kërkohen masa urgjente
- LEXO: Edhe raportimet e sotme për bomba janë të rreme, vlerësoi MPB-ja
- LEXO: Spasovski: Kërcënimet e sotme me bomba janë shembull tjetër i kërcënimit hibrid
- LEXO: Alarmet e sotme për bomba në disa shkolla të Shkupit dhe në Bankën Popullore ishin të rreme
N. D. Send an email 09:53, 15-12-2022