POLITIKATË FUNDIT

Bandat terroriste serbe torturojnë të riun në veri të Kosovës, nuk e lejuan ta dërgonte nënën e tij në spital

Një qytetare serbe ka thënë se të mërkurën tezja e saj ka pësuar atak kardiak pasi bandat terroriste serbe që po qëndrojnë në barrikadat e vendosura në veri të vendit kanë torturuar djalin e saj duke mos e lënë ta dërgojë nënën në spital e as të blejë ilaçe.

Në postimin e saj në një faqe serbe, ajo mori komente edhe nga serbë të tjerë, porse më vonë postimi i saj ishte fshirë nga faqja.

“Tezja ime që jeton poshtë në Kosovë, sot pësoi atak kardiak, pasi që djalin e saj e torturuan dy ‘majmunë’ me maska. I gjori duhej ta dërgonte nënën e vet në spital në Mitrovicë, kurse ata idiotët ne barrikada nuk ia kishin hapur rrugën. Nuk munden qe te shkojnë as ne Rashkë. Sonte janë në mëshirën e fatit”, kishte shkruar ajo.

Ajo ka shkruar se duke e luftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lufta me barrikada po kthehet në luftë kundër vetë serbëve.

Sipas saj, në barrikadat e vendosura në veri nuk po qëndron asnjë serb që jeton në veri të Mitrovicës.

“Në vitin 2012, në barrikada, ne që rrinim aty, kemi pasur mirëkuptim për serbët. Unë jam njeri prej tyre. Të sëmurët i kemi lënë që të lëvizin. Madje iu kemi ndihmuar atyre. Njerëzit e paktë që sot po rrinë ne barrikada në veri të Kosovës, nuk janë asnjë që i njohin serbët që jetojnë në rrethinë. Mjerë për serbët që jetojnë në veri të Mitrovicës”, ka përfunduar ajo.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Limaj në Hagë: Asnjëherë nuk e kam menduar se do të kthehem për t’i takuar krerët e UÇK-së


Kosovë-Shqipëri

“Burger King” u vihet pas “Burek Kingut” të dy shqiptarëve në Zvicër


Kosovë-Shqipëri

Presidentja e Kosovës reagoi ndaj kritikave për pamjen e saj fizike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *