POLITIKATË FUNDIT

U nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit midis komunave nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Greqia

Niveli i ulët i ujit të liqenit të Prespës; Foto: Bojan Blazhevski
Niveli i ulët i ujit të liqenit të Prespës; Foto: Bojan Blazhevski

Në komunën e Prespës në Greqi, është nënshkruar Memorandum bashkëpunimi midis komunave Prespë në Greqi, Pustec në Shqipëri dhe Resnjë në Maqedoninë e Veriut, publikoi Komuna e Pustecit, raporton MIA.

Memorandumin e kanë nënshkruar Panajoti Paskalidis kryetar i Komunës së Prespës, Pali Kolefski i Pustecit dhe Jovan Tozievski i komunës së Resnjës.

“Memorandumi parasheh bashkëpunim ndërkufitar të tri komunave dhe zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës, sportit dhe turizmit. Kryetarët e komunave shprehën pëlqimin bashkërisht të aplikojnë para fondeve evropiane për projekte për zhvillimin e rajonit në trekëndëshin midis Greqisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, qëndron në publikim.

Është paraparë edhe promovim i rajonit ndërkufitar të Prespës si destinacion i tregjeve turistike botërore. Bashkëpunim të vazhdueshëm për mbrojtjen e qytetarëve, mjedisit jetësor dhe infrastrukturës nga katastrofat natyrore, zjarre, përmbytje dhe të ngjashme.

F1 C Send an email 19:32, 14-12-2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *