POLITIKATË FUNDIT

U mbajt gjykimi i parë në sallën e re digjitale në kuadër të Burgut të Idrizovës

Në sallën e re gjyqësore digjitale në INP Idrizovë, sot u mbajt seanca kryesore për lëndën nga sektori për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit pranë Gjykatës themelore penale Shkup, raporton MIA.

Siç kumtoi Gjykata themelore penale Shkup në ueb faqen e vet, bëhet fjalë për lëndë të paraburgimit kundër katër personave të akuzuar për veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” për të cilën lëndë deri më tani, seancat janë mbajtur në ndërtesën e gjykatës.

Salla e re digjitale është ndërtuar sipas standardeve botërore të sigurisë me hyrje të veçanta për këshillin gjyqësor, palët, opinionin, si dhe kalim për personat e arrestuar me respektim të plotë të të drejtave të tyre të garantuara kushtetuese. Mënyra e këtillë krahas asaj që mundëson paanshmëri të shtuar në veprimin e gjykatës, do të kontribuojë edhe në ekonomizimin e procedurës me ulje të shpenzimeve për transport dhe siguri, të personave të arrestuar, nga repartet e paraburgimit deri tek ndërtesa e Gjykatës penale.

Salla gjyqësore është e pajisur me pajisjen më bashkëkohore për xhirim audio – vizual të seancave, si dhe pajisje për reproduksion të materialit dëshmues, që do të përdoret në rrjedhën e mëtutjeshme të procesit gjyqësor, ndërsa njëherit disponon edhe me pajisje për dëgjim të dëshmitarit të rrezikuar me mbrojtje adekuate të identitetit të tij dhe dëgjim të palëve në distancë, përkatësisht pa praninë e tyre fizike.

Për të gjitha seancat e ardhshme kryesore të cilat do të mbahen në sallën e re digjitale, Gjykata penale do të njoftojë përmes kalendarit për gjykim, të kapshëm në ueb faqen e gjykatës.

F1 C Send an email 17:03, 14-12-2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *