Ten Hag flet për Rashford dhe interesimin e PSG për lojtarin: Ai duhet ta marrë një vendim
Erik ten Hag ka folur lidhur me të ardhmen e Marcus Rashford.
Ylli anglez, Rashford po lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Paris Saint-Germain, përkundër se është në mesin e të preferuarve të trajnerit të Man United, Erik ten Hag.
Së fundmi, pikërisht Ten Hag ka dhënë disa komente për interesimin e PSG për Rashford. Holandezi beson se është vet lojtari që duhet të marrë një vendim për të ardhmen e tij.
“Ai duhet të marrë një vendim, kështu që ne vetëm mund t’i tregojmë se Man United është klubi më i mirë për të vazhduar”, ka thënë Ten Hag, përcjell lajmi.net.
“Ai ka një vit e gjysmë kontratë, dhe po, Rashford do të jetë këtu deri në fund të saj”, shtoi ai.
Skemat e reja te Manchester United, të aplikuara nga Ten Hag, kanë qenë problematike për disa lojtarë, por në rastin e Rashford, ato ndikuan për mirë.