POLITIKATË FUNDIT

Sholc: Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit në BE është në interes të Gjermanisë

Kancelari gjerman, Olaf Sholc
Kancelari gjerman, Olaf Sholc

Në një fjalim në parlamentin gjerman, kancelari Olaf Sholc tha sot se është në interesin e Gjermanisë dhe Evropës që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Ai përshëndeti shtimin e angazhimit të BE-së me gjashtë vendet e rajonit, ndërsa vlerësoi vendimet për t’i dhënë Bosnjës dhe Hercegovinës statusin e kandidatit dhe futjen e Kroacisë në zonën e Shengenit, shkruan Zëri i Amerikës.

Kancelari gjerman Olaf Sholc mirëpriti ringjalljen e bisedimeve për zgjerimin e Bashkimit Evropian me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë muajve të fundit dhe vendimin e kësaj jave për t’i dhënë Bosnje-Hervegovinës statusin e kandidatit.

Sholc i bëri këto komente në fjalimin e tij në parlament, para takimit të nivelit të lartë të bllokut me 27 anëtarë në Bruksel.

“Është në interesin gjerman dhe evropian që pjesa e mbetur e Ballkanit të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Sholc para ligjvënësve në Berlin.

Për momentin gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ndodhen në faza të ndryshme në aspiratën e tyre për anëtarësim në familjen e madhe evropiane.

S. B. Send an email 16:27, 14-12-2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *