POLITIKATË FUNDIT

Qytetarët e RMV-së kërkojnë rezultate në luftën kundër korrupsionit, fjalët nuk mjaftojnë

Konferenca Rajonale për Luftë Kundër Korrupsionit
Konferenca Rajonale për Luftë Kundër Korrupsionit

Sot në Shkup është hapur Konferenca Rajonale për Luftë Kundër Korrupsionit, e organizuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krim (UNODC), me mbështetje të Qeverisë së Britanisë së Madhe dhe Iniciativës Rajonale për Antikorrupsion, njofton Portalb.mk.

Zëvendëskryeministrja e obliguar për Politika dhe Qeverisje të Mirë, Sllavica Grkovska deklaroi se qytetarët kërkojnë rezultate në luftën kundër korrupsionit, dhe jo angazhime deklarative.

“Ose seriozisht do të kapemi me largimin e defekteve dhe viruseve nga sistemi ose të njëjtat do të na hanë neve si mollë të kalbura. Ardhmëria e shoqërive tona është në pyetje. Kështu, sikur deri tani, thjeshtë më nuk mundet. Unë nuk kam iluzione se korrupsionin tërësisht do ta fitojmë, por patjetër duhet të kemi rezultate të dukshme dhe konkrete. Patjetër të krijojmë kushte për sundimin e ligjit, për barazi para ligjit, barazi para institucioneve. Të gjithë ne kemi obligim që ta përforcojmë besueshmërinë e qytetarëve në institucionet, ndërkaq atë do ta arrijmë vetëm nëse tregojmë se me punë profesionale, efikase dhe përgjegjëse qëndrojmë ia zëmë rrugën krimit dhe korrupsionit”, deklaroi Grkovska.

Edhe eruoambasadori David Geer deklaroi se fjalët e mira nuk janë të mjaftueshme në luftën kundër korrupsionit, derisa qytetarët presin rezultate, ndërkaq në kontekstin më të gjerë rajonal tha se është sfidë e përbashkët që më së miri mund të zgjidhet nëpërmjet bashkëpunimit dhe këmbimit të praktikave të mira.

“Institucionet shtetëror patjetër duhet që bashkë të punojnë që ta ulin vëllimin e korrupsionit, të miratojnë ligje dhe rregulla të sjelljes dhe sanksione për sjellje korruptive, por edhe duhet që t’i zbatojnë këto masa. Lufta kundër korrupsionit nënkupton edhe ndërtim të mjedisit negativ për të gjitha shprehitë korruptive nëpërmjet përforcimit të sistemeve kyçe për integritet, furnizime publike dhe menaxhim me financat publike, por edhe ndërtimin e institucioneve shtetërore të revizionit dhe trupave për antikorrupsion dhe partneritet me shoqërinë civile, kompanitë dhe mediat e lira dhe të pavarura”, deklaroi Geer.

Ai shtoi se BE, bashkë me vendet anëtare, KB-në dhe partnerët tjerë do t’i mbështesin partnerët e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e tyre për përmirësimin e demokracisë, besueshmërisë publike në institucione që të bëhet një fushë për garë, konkurrencë dhe mundësi të barabarta për të gjithë.

“Lufta për korrupsion dhe për promovim të sundimit të së drejtës është e rëndë pasi që përfshin largim të elitave dhe interesave të cilat funksionojnë në nivel të krimit dhe korrupsionit, por edhe mbështetet në ndryshimin e shprehive të njerëzve, shoqërive civile dhe mediave”, deklaroi euroambasadori.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me kritika serioze për korrupsion, siç është ajo e ambasadores së SHBA-së Angela Ageler e cila madje, paralajmëroi ardhjen e një ekipit amerikan për vështrim më agresiv ndaj funksionarëve të korruptuar.

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit sot në takim me gazetarët deklaroi se e përshëndesin ardhjen e ekipit amerikan për vështrim më agresiv ndaj funksionarëve të korruptuar, por, njëkohësisht kjo është dështim për politikën e vendit pasi nuk i kemi kryer detyrat e nevojshme.

raportin e organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion, publikuar në prill të këtij viti, Maqedonia e Veriut u radhit në grupin e regjimeve hibride/demokraci në tranzicion. Nuk ka përmirësime.

Organizata Transparency International në janar të këtij viti, nxori raportin e vitit për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë në të cilin theksohej se Maqedonia e Veriut ka një indeks 39, së bashku me Kosovën, dhe është në gjysmën e fundit të tabelës së 180 vendeve në botë.

Analiza e Youth Alliance në të cilën kanë marrë pjesë mbi 440 të rinj nga RMV tregon se pikërisht për shkak të shkallës së korrupsionit, katër nga dhjetë të rinj do ta braktisnin shtetin, ndërsa çdo person i tretë i ri konsideron se pikërisht korrupsioni është motivimi kryesor që të inkuadrohet dhe të kontribuojë në luftën kundër veprimeve korruptive. Vetëm katër për qind e të rinjve mendojnë se gjendja e këtillë i detyron të bëhen pjesë e zinxhirit të korrupsionit.

S. B. Send an email 14:25, 14-12-2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *