POLITIKATË FUNDIT

Komisioni për Sëmundje Infektive: Vazhdojnë të vlejnë katër rekomandimet kundër virusit korona

Komisioni për Sëmundje Infektive, foto: Screenshot nga MIA
Komisioni për Sëmundje Infektive, foto arkiv

Komisioni për Sëmundje Infektive i Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme e ka shqyrtuar gjendjen aktuale epidemiologjike dhe ka konstatuar se gjendja me COVID-19 është stabile, nuk ka rritje të numrit të rasteve pozitive, hospitalizuarve dhe të vdekurve, njofton Potalb.mk.

“Qëndrimi i Komisionit është se katër masat, të cilat janë aktualisht në fuqi dhe do të vazhdojnë të jenë, siç janë: mbajtja e maskës në institucionet shëndetësore, barnatore, transport publik dhe shtëpi për persona të moshuar dhe persona me nevoja të veçanta, janë të përshtatshme për gjendjen aktuale epidemiologjike dhe të njëjtat do të vazhdojnë të vlejnë”, deklarojnë nga Komisioni pë Sëmundje Infektive.

Përndryshe në periudhën e fundit, gjendja me virusin korona është stabilizuar. Nga Komisioni thonë se e ndjekin situatën dhe nëse ka nevojë prej rekomandimeve të reja do të informojnë.

S. B. Send an email 14:45, 14-12-2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *