ROZË

Vjen në jetë djali, Einxhel Shkira bëhet nënë për herë të parë

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë bërë prindër për herë të parë. Einxhel Shkira ka sjellë në jetë djalin e saj me Dj Dagz mbrëmjen e djeshme.

Modeatorja është aktualisht në një prej materniteteve shtetërore në Tiranë, shkruan iconsytle.

Megjithëse fillimisht e mbajti hermetike dhe e mohoi, tanimë moderatorja Einxhel Shkira ka vendosur që të ndajë me fansat e saj të gjitha detajet e shtatzënisë. Moderatorja ka zhvilluar së fundmi një intervistë me revistën “Who” ku ka rrëfyer detaje nga “jeta e saj e re.”

Dhe sigurisht nuk mund të mungonte një pyetje rreth dasmës.

“Dasmën më shumë e kemi diskutuar brenda në “Big Brother”, sesa jashtë tij. Me shtatzëninë dhe tani me pritjen e djalit tonë, gjithçka tjetër ka kaluar në plan të dytë. Propozimi erdhi kur më pak e prisja, sepse mendoja se mendoja se e kishim superuar si akt, duke qenë se tashmë do të bëhemi prindër. Megjithatë, atë ditë do të doja që të dy ta shijonim siç ne dimë, së bashku me miqtë tanë më të mirë, gjë e cila për momentin është jashtë mundësive të mia fizike. Do ndodhë patjetër, sepse i dua ato foto e kujtime në jetën tonë, por s’e kur, nuk di të them një ditë apo kohë të caktuar”- rrëfeu Einxhel.

Gjithashtu edhe ajo ka zbuluar momentin kur e ka ndarë lajmin e shtatzënisë me familjarët.

“Me disa prej tyre ka qenë e lehtë, e me disa e vështirë. Mamaja ime ka qenë personi që i druhesha më shumë kur t’i jepja lajmin, për shkak të përjetimeve të saj të saj të forta emocionale. Kisha frikë mos i bëja dëm me lajmin tim “bombastik”, por ndërkohë nuk mund ta mbaja më të fshehtë se barku po rritej. Dhe mund të them që mami ka pasur reagimin më të fortë dhe më të bukur për mua, sepse e kam ndjerë me shpirt dëshirën e saj që unë të bëhesha nënë”- tregoi Einxhel.

“Po familja e re ku do të jetojë, në Kosovë apo në Shqipëri?”- ishte një tjetër pyetje që iu drejtua Einxhel, e cila u përgjigj:

“Pak nga të dyja, siç është dhe ky fëmijë që i përket të dyja tokave, ashtu do përpiqemi dhe të ne të jemi present në të dy shtetet, pranë familjeve tona, por edhe projekteve, bashkëpunuesve dhe përkrahësve tanë. Por le të themi që Kosovë do e mbajmë pak me hatër sepse aty po blejmë strehën e parë të familjes tonë.”

Original Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *