Padi për “mjekun” në Maqedoninë e Veriut që punoi më diplomë dhe licencë të falsifikuar
Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj 33 vjeçarit I.K. nga Vevçani nën dyshimet se ka kryer shërbime mjekësore në spital pa përgatitje adekuate profesional, transmeton Portalb.mk.
“Ai ka përgatitur tre dokumente të rrejshme, certifikatë të falsifikuar për provimet e kaluara pranë Fakultetit për Shkenca Mjekësorë pranë Universitetit “Goce Dellçev” – Shtip, licencën nga Dhoma e Mjekëve në RMV dhe Vërtetim nga Dhoma e Mjekëve dhe i ka shfrytëzuar gjatë punësimit si mjek në ISHP Shtëpia e Shëndetit Vevçani”, raportojnë nga Policia.
Ai dokumentet i kishte përdorur në dy tentimet e tij për t’u punësuar në këtë institucion, fillimisht në konkursin e vitit 2016 dhe pastaj në vitin 2018.
Policia vlerësoi që ai ka arritur të fitojë 3.507.208 denarë nga rroga, duke punuar si mjek në periudhën 03.10.2016-26.11.2018 dhe 26.11.2018-19.10.2022.
F1 C Send an email 18:50, 13-12-2022