Monika Lubonja del jashtë kornizave, ndez skenën me një kërcim me Ilir Shaqirin (VIDEO)
Mbrëmjen e djeshme në “Dance Albania” komnkurrentët kanë kërcyer jo vetëm me balerintë, por edhe me personazhe shumë të dashur për publikun, një prej tyre ishte edhe Monika Lubonja, e cila pas një kërcimi me Melisën vendosi të dilte jashtë skenarit duke kërcyer edhe me anëtarin e jurisë.
Pasi e ëmbëlsoi me bakllava dhe kadaif, Monika i kërkoi Ilirit edhe një kërcim duke i thënë se konkurrenti tjetër nuk do të futej në skenë deri sa ai të pranonte. Nga ana tjetër para se të pranonte ftesën për vallëzim Iliri mes të qeshura pyeti nëse dikush do ia rriste rrogën “për vështirësi pune”.
https://www.instagram.com/rtvklan/?utm_source=ig_embed&ig_rid=741a4bb6-9a32-4b25-95a2-9b50126a45c2
Monika Lubonja: Unë vdes të dalë pak nga korniza
Alketa Vejsiu: Të dalësh patjetër dhe ne nuk kemi censurë për dalje nga korniza.
Ilir Shaqiri: Do marri bakllavanë me gjithë kadaif.
Monika Lubonja: Jo, do të marrë ty për një kërcim edhe ta shikoni. Të ftoj në një kërcim!
Ilir Shaqiri: A do ta bësh më Ermalin?
Monika Lubonja: Jo, jo vetëm me ty. Ore nuk fillon numri tjetër…
Alketa Vejsiu: Muzikën që sapo kërceu Melisa.
Ilir Shaqiri: Ça muzike moj Alket.
Monika Lubonja: Hajde- hajde se lëviz ti.
Ilir Shaqiri: Do ma rrisni dyfish pagën ama.
Alketa Vejsiu: Kjo nuk diskutohet.
Ilir Shaqiri: Për vështirësi pune.
Monika Lubonja: Ato vështirësitë e punës i ke bërë ti katër muaj me mua.