POLITIKA

Escobar sot takon krerët e opozitës

Për të tretën herë, Gabriel Escobar do t’i mbledhë sot në një takim të përbashkët krerët e opozitës në Kosovë

Memli Krasniqi i PDK’së, Lumir Abdixhiku i LDK’së dhe Ramush Haradinaj i AAK’së, mëngjesin e sotëm do të priten në takim në Ambasadën Amerikanë të Prishtinë nga emisari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Gabriel Escobar ka arritur në fundjavë në Kosovë, derisa vizita e tij regjistrohet si zyrtare nga sot kur ka zhvilluar edhe takime pasdite me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Escobar takime të ngjashme pune me krerët e opozitës ka zhvilluar edhe në dy herët e tjera kur ka vizituar Kosovën, gjatë këtij viti.

Vizita e emisarit amerikan zhvillohet në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, ku janë vendosur edhe barrikadat nga banorët serb lokal. Po ashtu, në ditët e fundit janë raportuar edhe shpërthime të ndryshme në veri dhe sulme me armë zjarri nga persona me maska.

SHBA-ja, përmes një reagimi të përbashkët të ambasadorëve në Prishtine e Beograd, të dielën kanë kërkuar që barrikadat e vendosura në veri të largohen menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *