POLITIKATË FUNDIT

Sulmi ndaj EULEX-it në veri, reagon NATO: Çdo sulm i tillë është i papranueshëm

NATO ka dënuar sulmin me shok-bombë ndaj patrullës së EULEX-it në veri të Kosovës.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu ka thënë se çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe se kryerësit e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Ne bashkohemi me Aleatët e NATO-s dhe BE-së për të dënuar fuqishëm sulmin me granatë trullosëse ndaj një patrullë të EULEX-it mbrëmë. Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Lungescu.

Tutje ajo ka shkruar se misioni i KFOR-it mbetet

“Misioni i KFOR-it mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për ta kryer atë në bazë të mandatit të OKB në Kosovë. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet dhe retorikën provokuese dhe të kontribuojnë për qetësinë dhe stabilitetin”, ka shkruar Lungescu. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *