POLITIKA

“Serbët të largojnë barrikadat”, ministri i Jashtëm çek reagon për situatën në veri: Kosova të tregojë përmbajtje

Pas situatës në veri të Kosovës, ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, i cili me anë të një postimi në Twitter është shprehur i shqetësuar dhe u ka bërë thirrje serbëve të largojnë barrikadat e vendosura.

Po ashtu Lipavsky, ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës, që të tregojnë përmbajtje për situtën e krijuar në veri të vendit.

“Të alarmuar nga përkeqësimi i fundit i situatës në veri të Kosovës ndaj pjesëtarëve të EULEX-it. U bëj thirrje protestuesve serbë të Kosovës që të përmbahen nga dhuna dhe të largojnë barrikadat. U bëj thirrje autoriteteve të Kosovës të tregojnë përmbajtje”, shkroi Lipavsky.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *