POLITIKATË FUNDIT

15 mijë denarë për trotinet ose 11 mijë denarë për biçikleta, mund të marrin subvencione qytetarët e Shkupit

Analiza ekonomike, ekonomi, para, denarë, maqedoni, varferi, page, rroge, buxhet
Denarë

Aplikimet për subvencione të biçikletave dhe trotineteve elektrike do të jenë të mundshme deri më 14 dhjetor, Konkurs i cili është hapur dje, transmeton Portalb.mk.

“Konkurs për ndarjen e subvencioneve për biçikleta dhe trotinetë elektrik për qytetarët nga kategoritë e rasteve sociale, të papunësuarit, të punësuarit me të ardhura më të vogla se rroga minimale dhe pensionistët me pension minimal”, raportojnë nga Qyteti i Shkupit.

Qyteti i Shkupit theksoi që për herë të parë interesimi përqendrohet te rastet sociale me subvencionim 100 për qind.

“Qytetarët do të mund të dorëzojnë llogari fiskale për biçikletën ose trotinetin e blerë prej 1 janarit të vitit 2022. Mjetet që Qyteti i Shkupit do të subvencionin janë 100 për qind nga vlera e biçikletës, por jo më shumë se 11 mijë denarë për person, ndërsa për trotinet jo më shumë se 15 mijë denarë për person”, sqarojnë nga Qytet i Shkupit.

F1 C Send an email 12:27, 10-12-2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *