POLITIKA

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, raportohet se është dorëhequr zëvendësdrejtori i IML-së

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, përmes një konference për media, ka njoftuar se kanë humbur mostrat e ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari.

Pas kësaj, dje u pezulluan katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Por, pas kësaj sipas burimeve të mediave, Naim Uka ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësdrejtorit në këtë institut.

Kujtojmë se të pezulluar nga pozitat e tyre në IML janë: Nardi Sheqergjiu, toksikolog mjekoligjor, Flutura Goga, udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë, Anila Lakna, teknike e Laboratorit të Toksikologjisë dhe Ilirjana Shala, kimiste në këtë Institut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *