POLITIKATË FUNDIT

Zgjerohen kërcënimet, alarme për bomba morën një stacion policor, dy qendra tregtare, stacioni hekurudhor dhe shtatë shkolla në Shkup

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, karantinë, karantina

Kërcënimet për bomba nga shkollat, janë zgjeruar edhe në institucione të tjera. Sot krahas kërcënimit të shtatë shkollave për vendosje të bombës, kërcënim të njëjtë kanë marrë edhe qendrat tregtare East Gate, Biser, kompleksi banesor Flatron, stacioni policor Qendër, si dhe stacioni i autobusave dhe hekurudhor. Për shkak të raportimeve të tilla, të njëjtat objekte u evakuua, transmeton Portalb.mk.

“Sot (09.12.2022) rreth orës 09:30 në SPB Shkup është raportuar se në email-adresat e shtatë shkollave të mesme në Shkup është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga ana e zyrtarëve policorë janë ndërmarrë masa për evakuimin e sigurt të shkollave dhe janë duke u bërë kontrolle antiterroriste dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve” kanë thënë për Plusinfo nga MPB.

Nga aty shtojnë se po ashtu është raportuar se në një adresë elektronike në QT East Gate, QT Biser, Qendrën e Transportit, Flatron dhe SP Qendër është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes.

“Menjëherë janë marrë masat e nevojshme për evakuimin e sigurt të objekteve dhe po kryhen kontrolle antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftuan nga MPB.

Për shkak të njoftimit për bomba të vendosura, u evakuua edhe Stacioni Hekurudhor i Shkupit. Policia po bllokon hyrjen, ndërsa nënkalimi nga Qendra për në Aerdrom është plotësisht i mbyllur.

Në terren ndodhet një sigurim policor, i cili evakuon qytetarët që prisnin autobus pranë stacionit hekurudhor.

Qasja është gjithashtu e ndaluar për autobusët që normalisht e përdorin këtë si pikënisje.

Kujtojmë se dy ditë më parë alarme për bomba pati edhe në nëntë shkolla në Shkup dhe Bankën Popullore.

Paraprakisht shënjestër e kërcënimeve për bomba ishin edhe disa shkolla në Kriva Pallankë, si dhe Kavadar, ku poashtu u dha alarm për bomba në pesë shkolla.

Kujtojmë se më 2 dhjetor në adresat elektronike të tre shkollave fillore poashtu u dërgua kërcënim për vendosje të mjeteve eksplozive. Gjithashtu rreth orës 1, në po të njëjtën ditë në Stacionin Policor të Kriva Pallankës është paraqitur se në adresën elektronike të një shkolle fillore është dërguar kërcënim për vendosje të eksplozivit.

Kërcënime për bomba u dërguan edhe në ditën paraprake, gjegjësisht më 1 dhjetor, në 8 shkolla të mesme, për të cilat siç informoi MPB më pas, ishin të rrejshmne, ashtu sikur edhe paraqitjet e mëhershme.

Përndryshe, nga 26 tetori në SPB Shkup disa herë është denoncuar se email-adresat e disa shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se të gjitha paraqitjet kanë qenë të rrejshme.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski njoftoi se mesazhet janë lëshuar nga jashtë shtetit.

Spasovski më 19 nëntor deklaroi se së shpejti do të ketë rezultate nga hetimi për paralajmërime për bomba, të cilat krijojnë shqetësim në opinion tashmë një kohë të gjatë.

N. D. Send an email 11:57, 09-12-2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *