POLITIKATË FUNDIT

RMV, në mesnatë priten ulje të mëdha e çmimeve të derivateve të naftës

Ilustrim: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Ilustrim: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimoski, në një deklaratë për MIA-në, paralajmëroi uljen më të madhe të çmimit të derivateve nga mesnata, transmeton Portalb.mk.

Sipas deklaratës së Bislimoskit, dizeli nga mesnata do të lirohet për pesë denarë për litër, benzina Eurosuper BS-95 do të ulet për 3,5 denarë për litër, ndërsa një litër Eurosuper BS-98 do të shitet me çmim më të ulët për katër denarë.

Krahasuar me çmimet e derivateve nga vendimi i fundit i KRRE-së të 7 dhjetorit, me vendimin e sotëm, dizeli do të shitet për 79,5 denarë për litër, një litër Eurosuper BS-95 do të shitet për 77,5 denarë, ndërsa Eurosuper BS-98 do të kushtojë 79,5 denarë për litër.

Sipas njoftimit të kreut të KRRE-së, nga mesnata do të ketë ulje të çmimit për vajin ekstra të lehtë për 4,50 denarë për litër dhe për mazutin M-1 NS për 2,115 denarë për kilogram.

N. D. Send an email 13:40, 09-12-2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *