POLITIKATË FUNDIT

​Qytetarët mirëpresin shtimin e policëve në veri të Mitrovicës

Banorët e “Lagjes së boshnjakëve”, “Tre rrokaqiejt”, “Kodra e minatorëve” dhe “Kroi i Vitakut” kanë mirëpritur shtimin e pranisë së Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Banorët e këtyre lagjeve janë shprehur të lumtur për prezencën e policisë në atë pjesë, duke thënë se tani po ndihen më të sigurt.

Fetije Pirqi, banore e “Lagjes së boshnjakëve”, u shpreh e lumtur për prezencën e pjesëtarëve të policisë në lagjen e saj, duke thënë se tashmë banorët e këtushëm po ndihen më të qetë.

Pirqi: Ne banorët këtë natë e kemi pritur

“Ne këtë natë e kemi pritur dhe jo vetëm unë por krejt lagjja. Jemi të gëzuar që ka ardhur Policia e Kosovës këtu. Ndryshe, sonte jemi më të qetë sepse mbrëmë kemi pasur një detonim të vogël… Shpresoj kjo (prani e policisë) vazhdon kështu sepse e kemi punën keq”, ka thënë Pirqi.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë pozicionuar mbrëmë pas orës 20:00 nëpër lokacione të ndryshme të veriut të Mitrovicës.

Ata ndodhen kryesisht nëpër lagje të banuara me popullatë të përzier ku ka edhe shqiptarë, si në “Lagjen e boshnjakëve”, “Tre rrokaqiejt”, “Kodra e minatorëve” dhe “Kroi i Vitakut”.

Ndryshe, në lokacionet ku janë vendosur policët e Kosovës, janë parë duke qarkulluar edhe pjesëtarët e KFOR-it me automjetet e tyre, si dhe ata të EULEX-it.

Kujtojmë se të martën pati të shtëna dhe shpërthime në veri të vendit, ku strukturat ilegale serbe penguan zëvendësimin e zyrtarëve të KQZ-së.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Policia tregon kush e raportoi rastin


Kosovë-Shqipëri

Situatë e qetë në veri të Mitrovicës


Kosovë-Shqipëri

Qeveria: Në veri policia e rendit, jo njësitë speciale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *