POLITIKATË FUNDIT

Ndalohet një person që kishte sulmuar zyrtarët policorë në Jarinjë

Policia e Kosovës ka ndaluar një serb në Jarinjë i cili ishte në kërkim, pasi i njëjti dyshohet për përfshirje në sulm me armë zjarri ndaj personave zyrtar.

Sipas policisë, personi i ndaluar dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, rast ky që sipas tyre është kryer kohë më parë.

“Policia e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave zyrtare, sot, më 09.02.2022, rreth orës 15:00, në Jarinje ka arritur të identifikojë dhe të ndalojë të dyshuarin M.A. (m/s/k), i cili ishte në kërkim. Me autorizim të prokurorit kompetent i dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Ky arrestim, nuk lidhet me rastin ku mbrëmë u plagos një polic në veri të vendit.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

“Jemi rreth 1 mijë policë në pension të gatshëm për t’u rikthyer në detyrë”


Kosovë-Shqipëri

Kurti viziton në spital policin që u plagos në Veri: U operua me sukses


Kosovë-Shqipëri

Policia e Kosovës kujdeset për rendin në veri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *