Transportuesit privat do t’i lirojnë dy udhëkryqe, do të protestojnë vetëm para Qytetit të Shkupit
Trupi koordinues i transportuesve privat ka miratuar vendim që protestat te udhëkryqet e Q.T. “Mavrovasja” dhe “Kryqi i Kuq” të ndalojnë, ndërkaq prej orës 10 të vazhdohet me bllokadë vetëm te barakat e Qytetit të Shkupit në bulevardin “Ilinden”, i cili siç thanë, do të jetë i bllokuar në të gjitha katër koristë, prej pas qeverisë drejt Karposhit deri te “Alumina”, informoi sot në konferencë për shtyp Qemal Muriq nga “Slloboda Prevoz”, njofton Portalb.mk.
“Gjithnjë e më shumë dalin në pah argumentet se kush është fajtori kryesor për gjendjen, kush është fajtor që qytetarët e Qytetit të Shkupit patjetër duhet ta pësojnë gjithë këtë. Kush është fajtori kryesor që ne nuk jemi paguar? Ajo është kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Gjithnjë e më shumë revolta jonë drejtohet dhe fokusohet drejt administratës së Qytetit”, tha Muriq.
Ai paradite në deklaratë për media konfirmoi se qëndron në qëndrimin se asnjë prej transportuesve të mos paraqitet në thirrjen publike nga ana e Qytetit të Shkupit, duke theksuar se ajo është vetëm tentim për shkatërrimin dhe shpërndarjen e transportuesve privat.
Ndërkohë bllokada ka vazhduar edhe sot për të katërtën ditë me radhë.
Foto nga protesta:
This slideshow requires JavaScript.
Ndryshe, Shkupi ndodhet nën bllokadë dhe kaos total komunikacioni për të katërtën ditë me radhë. Autobusët privatë që prej tre ditësh po bllokojnë rrugët kyçe në qytet për shkak të të cilëve qarkullimi në kryeqytet është kaotik, ndërsa qytetarët shpenzojnë më shumë kohë për të shkuar në punë apo në destinacionin e dëshiruar.
Portalb.mk paraprakisht shkruajti se qytetarët e Shkupit e vazhdojnë ta paguajnë çmimin e mosmarrëveshjeve mes transportuesve privat dhe Qytetit të Shkupit, derisa Qeveria rri anash dhe shpallet jokompetente për t’ia marrë kompetencat Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik për ta rregulluar çështjen e transportit publik, i cili është jetik për funksionimin e kryeqytetit.
Autobusi që duhet të vijë në 7-8 minuta vjen në 30 minuta e 1 orë. Grumbuj qytetarësh mund të vërehen në çdo stacion autobusi duke pritur për t’u ngjitur në autobusët, të cilët për shkak vonesave janë të stërmbushur me udhëtarë. Në atë gjendje, nxënës, punëtorë, të moshuar, të sëmurë detyrohen të shtypen njëri me tjetrin vetëm për të arritur në destinacionin përkatës, pasi që për autobusin e radhës duhet të presin kushedi sa. Por, ka raste kur për shkak të stërmbushjes, autobusët fare nuk ndalojnë në stacione.
Qyteti i Shkupit e shfuqizoi marrëveshjen me “Makekspres” e cila kishte vlefshmëri deri në fund të vitit 2023, pasi që sipas tyre, autobusët e linjave 19, 20, 22, 52 dh 54 nuk i kanë respektuar kushtet e përcaktuara për dhënien e shërbimeve cilësore. Nga NQP thanë se do t’i zëvendësojnë me autobusë dhe shoferë të tyre këto linja.
Disa ditë më vonë edhe kompania “Slloboda prevoz” hyri në grevë për shkak se deklaronin se NQP u ka borxh prej 1 milion euro. Për këtë kjo kompani ndaloi së qarkulluari linjat 9, 12, 22, 23 dhe 45.
Pas disa ditësh, Qyteti i Shkupit njoftoi se e ka shfuqizuar marrëveshjen edhe me “Slloboda Prevoz”, që nënkupton të dy kompanitë ndaluan së qarkulluari në 10 linja me mbi 200 autobusë.
NQP Shkup tani është transportuesi i vetëm i këtyre linjave. Për shkak mungesës së autobusëve që mund të zëvendësohen, qytetarët ankohen për vonesa të autobusëve.
Prej vitit 2016-të, autobusët privat kanë qarkulluar në kuadër të NTP-së. Ata paguhen për kilometër të kaluar në qarkullim, varësisht prej lartësisë së çmimit të derivateve.
- LEXO: Shkupi në ditën e tretë të bllokadës nga transportuesit privatë: duan patjetër zgjidhje
- LEXO: Shkupi për të dytën ditë me radhë i paralizuar, transportuesit privat nuk dorëzohen derisa të gjendet zgjidhje
- LEXO: Nëse nuk ka marrëveshje në fundjavë, të hënën me autobus përsëri do të ketë bllokada në Shkup, paralajmëroi Jovanovski
- LEXO: Transportuesit privat në protestë, qarkullimi në Shkup pothuajse i pamundur
- LEXO: Transportuesit privat nesër do ta bllokojnë bulevardin “Ilinden”, prej të hënës tërë Shkupin
- LEXO: Deri të enjten hiqen bllokadat e transportuesve privat të autobusëve te “Mavrovasja”
- LEXO: Autobusët e kompanive private kanë bllokuar njërin nga udhëkryqet kryesore në Shkup, Policia me kufizime
- LEXO: Shkup, transportuesit privatë nuk do të vozisin derisa të zgjidhet problemi, ata janë të kënaqur nga këshilltarët
- LEXO: Arsovska: Për 5 vite, transportuesit privat nuk kanë paraqitur asnjë biletë të shitur
- LEXO: Sllaveski: Menaxhimi i keq i drejtorit të NQP “Shkupi” është shkaktar i gjendjes me transportuesit privat
- LEXO: Shkup, vazhdojnë të mbeten jo-funksionale linjat 9, 12, 22, 23 dhe 45
- LEXO: Nuk ka marrëveshje ndërmjet kompanive private dhe Qytetit të Shkupit, privatët kërcënojnë me bllokada
- LEXO: Shkup, të hënën dhjetë linja të transportuesve privat në grevë
- LEXO: Qyteti i Shkupit mund t’ua “shkurtojë mjetet” transportuesve privat, autobusët 19, 20, 22, 52 dhe 54 edhe sot në garazhe
- LEXO: Nga mëngjesi në Shkup nuk qarkullojnë autobusët privatë 19, 20, 22, 52 dhe 54, Qyteti u ka borxh gjysmë milioni euro
- LEXO: Sot nuk ka autobusë, Shkupi për herë të parë në histori pa transport publik në mandatin e Arsovskës
- LEXO: Ndalimi i qarkullimit të linjave të autobusit 19 dhe 20, LSDM akuzon Arsovskën për paaftësi
- LEXO: Pronarët e autobusëve privat arritën marrëveshje me Qytetin e Shkupit, prej nesër normalizohen linjat 19 dhe 20
S. B. Send an email 16:00, 08-12-2022