POLITIKATË FUNDIT

Kompania ushtarake ruse Wagner hap qendër në Serbi

Kompania ushtarake ruse Wagner njoftoi se ka krijuar një “qendër miqësie dhe bashkëpunimi” në Serbi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në Telegram, Wagner tha se ka kënaqësinë të prezantojë qendrën e miqësisë dhe bashkëpunimit të krijuar me emrin “Orly” në Serbi dhe se kjo qendër do të menaxhohet nga Aleksandar Lisov, të cilit i është ndaluar hyrja në Kosovë.

“Qëllimi i qendrës sonë është të forcojë marrëdhëniet miqësore ndërmjet Serbisë dhe Rusisë përmes forcës së butë”, thuhet në deklaratë.

Qendra do të angazhohet në konfrontim informativ me liberalët rusë që vijnë Serbi dhe punojnë kundër Moskës.

Ivana Stradner, eksperte në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë me qendër në SHBA, tha në një deklaratë në llogarinë e saj në rrjetet sociale se sinjalet e një bashkëpunimi të tillë midis Rusisë dhe Serbisë u dhanë disa muaj më parë.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Zhdukja e mostrave të Deharit, Tomë Gashi: I di tre emrat, por s’po i them


Kosovë-Shqipëri

Haradinaj: Kurti e ka shansin e fundit ta bëjë një të mirë për Kosovën, të japë dorëheqje!


Kosovë-Shqipëri

Pas sulmit, Sali Berisha zhvillon takime me syze të diellit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *