Boston Celtics fiton duelin e dy skuadrave lidere në NBA
Boston Celtics ka arritur fitoren e tretë radhazi në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Skuadra e madhe amerikane ka triumfuar në udhëtim te Phoenix Suns me rezultat të thellë 98:125.
Jaylen Brown dhe Jayson Tatum kanë qenë më meritorët për fitoren e Celtics në këtë udhëtim të vështirë.
Të dy futbollistët kanë shënuar nga 25 pikë dhe ishin më meritorët për fitoren e Boston.
Ndërkohë te vendasit më efikasi ishte Josh Okogie me 28 pikë, shtatë kërcime e dy asistime.
Për Celtics kjo ishte fitorja e 21 dhe kanë pesë disfata duke mbajtur pozitën e parë në Lindje, ndërkohë Suns me humbjen e pësuar kanë humbur edhe pozitën e parë në Konferencën e Perëndimit, pasi tani janë në të dytën me bilanc prej 16 fitoreve e nëntë disfatave.