U tërheq organizatori i protestës me autobusët në Shkup, nga komuna kërkojnë të reagojë MPB-ja
Drejtori i “Slloboda prevoz”, Lenin Jovanovski deklaroi sot se plotësisht tërhiqet nga kryesimi i protestës së transportuesve privatë në qytetin e Shkupit, për siç tha, të mos keqpërdoret emri i tij ndërsa bllokadat mbeten edhe më tutje. Në lidhje me shpalljen e re publike nga ana e Qytetit të Shkupit, ai tha se askush nga transportuesit e pranishëm në protestë të cilët deri më tani e kryenin veprimtarinë e tyre nuk ka për qëllim të paraqitet, nëse borxhi nuk shlyhet, raporton MIA.
“Nëse fillimisht problemi ishte mos pagesa e borxhit të NQP-së për transportuesit privatë, pas kësaj kishim problem tjetër shtesë – me marrjen e lejeve iu mor edhe e drejta transportuesve të marrin pjesë në transportin publik. Tani kemi edhe problem ekzistencial”, deklaroi Jovanovski.
Në lidhje me shpalljen e re të shpallur nga Qyteti i Shkupit, Jovanovski konsideron se nuk është i saktë informacioni i sekretarit se për të njëjtën ka pasur interesim të madh.
“Shpallja nuk mund të bëhet ashtu siç dëshiron dikush, por duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe vendimin e Këshillit të Qytetit të Shkupit. Pra, është rishikuar ideja e kryetares, e cila u njoftua se transportuesit do të mund të konkurrojnë individualisht, dhe tani është publikuar shpallje në të cilin është publikuar një pako e linjave, siç njoftohet nr. 20 dhe nr. 22”, shtoi Jovanovski.
Ai është i vendosur se nga të gjithë transportuesit të cilët deri më tani e kryenin këtë veprimtari, askush nuk ka për qëllim të paraqitet në atë shpallje, nëse borxhi nuk shlyhet. Ai gjithashtu potencoi se do të tërhiqet nga roli i tij që ta kryesojë protestën, që të mos përmendet emri i tij për qëllime politike.
“Gjatë ditëve të kaluara emri im është përmendur gjithnjë e më shumë si problem kyç dhe justifikim për struktura të caktuara politike dhe grupe interesi që fokusohen tek unë si person dhe tek ‘Sloboda Prevoz’ dhe për disa interesa biznesi apo personale. Nga sot do të tërhiqem plotësisht nga roli im në këto protesta për të ndihmuar dhe për të mos qenë arsyetim as unë, e as ‘Slloboda Prevo’ për mos zgjidhjen e këtij problemi”, tha Jovanovski.
Ngecje në kryerjen e transportit publik nuk ka për shkak të NQP-së, por për shkak të bllokadës, e cila ka jehonë politike. I bëjmë thirrje MPB-së të reagojë dhe në pajtim me autorizimet ligjore të ndërmarrë masa, tha në konferencën e sotme për shtyp sekretari i përgjithshëm i Qytetit të Shkupit, Zoran Gligorov.
Ndryshe, Shkupi ndodhet nën bllokadë për të tretën ditë me radhë. Autobusët privatë që prej tre ditësh po bllokojnë rrugët kyçe në qytet për shkak të të cilëve qarkullimi në kryeqytet është kaotik, ndërsa qytetarët shpenzojnë më shumë kohë për të shkuar në punë apo në destinacionin e dëshiruar.
Portalb.mk paraprakisht informoi se qytetarët e Shkupit e vazhdojnë ta paguajnë çmimin e mosmarrëveshjeve mes transportuesve privat dhe Qytetit të Shkupit, derisa Qeveria rri anash dhe shpallet jokompetente për t’ia marrë kompetencat Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik për ta rregulluar çështjen e transportit publik, i cili është jetik për funksionimin e kryeqytetit.
Autobusi që duhet të vijë në 7-8 minuta vjen në 30 minuta. Grumbuj qytetarësh mund të vërehen në çdo stacion autobusi duke pritur për t’u ngjitur në autobusët, të cilët për shkak vonesave janë të stërmbushur me udhëtarë. Në atë gjendje, nxënës, punëtorë, të moshuar, të sëmurë detyrohen të shtypen njëri me tjetrin vetëm për të arritur në destinacionin përkatës, pasi që për autobusin e radhës duhet të presin kushedi sa. Por, ka raste kur për shkak të stërmbushjes, autobusët fare nuk ndalojnë në stacione.
Qyteti i Shkupit e shfuqizoi marrëveshjen me “Makekspres” e cila kishte vlefshmëri deri në fund të vitit 2023, pasi që sipas tyre, autobusët e linjave 19, 20, 22, 52 dh 54 nuk i kanë respektuar kushtet e përcaktuara për dhënien e shërbimeve cilësore. Nga NQP thanë se do t’i zëvendësojnë me autobusë dhe shoferë të tyre këto linja.
Disa ditë më vonë edhe kompania “Slloboda prevoz” hyri në grevë për shkak se deklaronin se NQP u ka borxh prej 1 milion euro. Për këtë kjo kompani ndaloi së qarkulluari linjat 9, 12, 22, 23 dhe 45.
Sot Qyteti i Shkupit njoftoi se e ka shfuqizuar marrëveshjen edhe me “Slloboda Prevoz”, që nënkupton të dy kompanitë ndaluan së qarkulluari në 10 linja me mbi 200 autobusë.
NQP Shkup tani është transportuesi i vetëm i këtyre linjave. Për shkak mungesës së autobusëve që mund të zëvendësohen, qytetarët ankohen për vonesa të autobusëve.
Prej vitit 2016-të, autobusët privat kanë qarkulluar në kuadër të NTP-së. Ata paguhen për kilometër të kaluar në qarkullim, varësisht prej lartësisë së çmimit të derivateve.
- LEXO: Shkupi në ditën e tretë të bllokadës nga transportuesit privatë: duan patjetër zgjidhje
- LEXO: Shkupi për të dytën ditë me radhë i paralizuar, transportuesit privat nuk dorëzohen derisa të gjendet zgjidhje
- LEXO: Nëse nuk ka marrëveshje në fundjavë, të hënën me autobus përsëri do të ketë bllokada në Shkup, paralajmëroi Jovanovski
- LEXO: Transportuesit privat në protestë, qarkullimi në Shkup pothuajse i pamundur
- LEXO: Transportuesit privat nesër do ta bllokojnë bulevardin “Ilinden”, prej të hënës tërë Shkupin
- LEXO: Deri të enjten hiqen bllokadat e transportuesve privat të autobusëve te “Mavrovasja”
- LEXO: Autobusët e kompanive private kanë bllokuar njërin nga udhëkryqet kryesore në Shkup, Policia me kufizime
- LEXO: Shkup, transportuesit privatë nuk do të vozisin derisa të zgjidhet problemi, ata janë të kënaqur nga këshilltarët
- LEXO: Arsovska: Për 5 vite, transportuesit privat nuk kanë paraqitur asnjë biletë të shitur
- LEXO: Sllaveski: Menaxhimi i keq i drejtorit të NQP “Shkupi” është shkaktar i gjendjes me transportuesit privat
- LEXO: Shkup, vazhdojnë të mbeten jo-funksionale linjat 9, 12, 22, 23 dhe 45
- LEXO: Nuk ka marrëveshje ndërmjet kompanive private dhe Qytetit të Shkupit, privatët kërcënojnë me bllokada
- LEXO: Shkup, të hënën dhjetë linja të transportuesve privat në grevë
- LEXO: Qyteti i Shkupit mund t’ua “shkurtojë mjetet” transportuesve privat, autobusët 19, 20, 22, 52 dhe 54 edhe sot në garazhe
- LEXO: Nga mëngjesi në Shkup nuk qarkullojnë autobusët privatë 19, 20, 22, 52 dhe 54, Qyteti u ka borxh gjysmë milioni euro
- LEXO: Sot nuk ka autobusë, Shkupi për herë të parë në histori pa transport publik në mandatin e Arsovskës
- LEXO: Ndalimi i qarkullimit të linjave të autobusit 19 dhe 20, LSDM akuzon Arsovskën për paaftësi
- LEXO: Pronarët e autobusëve privat arritën marrëveshje me Qytetin e Shkupit, prej nesër normalizohen linjat 19 dhe 20
F1 C Send an email 16:56, 07-12-2022