POLITIKATË FUNDIT

U arrestuan dy persona nën dyshimet se kanë dëmtuar Buxhetin e Maqedonisë së Veriut me 25 milionë denarë

Analiza ekonomike, ekonomi, para, denarë, maqedoni, varferi, page, rroge, buxhet
Denarë

Policia e Maqedonisë së Veriut sot ka arrestuar dy qytetarë nën dyshimet se kanë kryer veprën penale – shpëlarje të parave, transmeton Portalb.mk.

“Sot nga ana e punonjësve të policisë nga SPB Shtip, u arrestua 64 vjeçari K.P. dhe 37 vjeçari D.P. nga Dellçeva”, raportojnë nga Policia.

Policia sqaroi që ky arrestim është nën dyshimet për shpëlarje të parave, vepër e dënueshme në bazë të nenit 273 nga Kodi Penal, pas Urdhrit nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

“Me kryerjen e veprës penale është shkaktuar dëm material i Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vlerë prej 25.502.282 denarë”, raportoi Policia, duke theksuar që dy të arrestuarit do të paraqiten para gjyqtarit.

F1 C Send an email 19:19, 07-12-2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *