Nuk ka paguar tatim për 43 mijë euro, Policia e Maqedonisë së Veriut e paditi 59 vjeçarin
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 59 vjeçarit I.T. nga Shkupi për shmangie të tatimit gjatë qarkullimit të 43 600 eurove gjatë vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“I denoncuari, për të hyrat e realizuara të mjeteve devizore në shumë të përgjithshme prje 43.600 eurove për vitin 2021, të cilat i ka paguar në të holla të gatshme në llogari transaksioni të vetin, nuk ka paraqitur dhe nuk ka paguar tatim për të ardhura personale”, raportoi Policia.
Ai dyshohet se nuk e ka paguar tatimin prej 10 përqind, kështu nuk ka paguar tatim në shumë të përgjithshme prej 268 140 denarëve. Kjo vepër është e dënueshme në bazë të nenit 279 nga Kodi Penal.
F1 C Send an email 18:12, 07-12-2022