Nëse largohet Enrique, Spanja do të tentojë marrëveshjen me Martinez
Në Spanjë kanë filluar të lakohen emra të mundshëm për të zëvendësuar Luis Enrique.
Kombëtarja e Spanjës u eliminua mbrëmë nga Kupa e Botës 2022, në një humbje befasuese ndaj Marokut.
Menjëherë pas humbjes, media të ndryshme kanë filluar të flasin për opsionin e largimit të Luis Enrique nga stoli i ‘Stuhisë së Kuqe’.
Sipas ‘Onda Cero’, Spanja do të konsiderojnë një marrëveshje me Roberto Martinez, nëse Lucho largohet, përcjell lajmi.net.
Martinez së fundmi ndau rrugët me kombëtaren e Belgjikës, me të cilën dështoi në këtë Botëror.
Mbetet të shihet nëse Spanja do të ndajë rrugët me Luis Enrique. Gjasat janë të vogla.