Komiteti i Helsinkit: Siguria e grave dhe vajzave kërcënohet nga kursimi në ndriçimin e qytetit
Komiteti i Helsinkit ka zhvilluar anketë për sigurinë dhe cilësinë e jetës, në të cilën 95% e vajzave dhe grave i janë përgjigjur se ndriçimi i qytetit ndikon drejtëpërdrejtë në sigurinë e tyre, transmeton Portalb.mk.
“A e kanë vlerësuar komunat që kursejnë energjinë elektrike duke fikur ndriçimin e qytetit se si ky vendim ndikon në sigurinë dhe cilësinë e jetës sonë? 95% e vajzave dhe grave që iu përgjigjën pyetësorit tonë mbi këtë temë besojnë se ndriçimi i qytetit ndikon drejtpërdrejt në sigurinë e tyre. Errësira do të thotë pasiguri dhe do të thotë gjithashtu gjetja e masave dhe metodave individuale të mbrojtjes si të folurit në telefon, mbajtja e sendeve vetëmbrojtëse, ecja, rritja e përdorimit të taksive dhe autobusëve ose shmangia e plotë e daljes pasi errësohet”, thuhet në reagimin e Komitetit të Helsinkit.
Më tej nënvizohet se institucionet në mënyrë simbolike ndriçojnë me ngjyrë në emër të luftës kundër dhunës me bazë gjinore, por se në fakt janë lënë vetëm në atë luftë.
“A e konsiderojnë komunat tona normale lëvizjen e grave me frikë? Kështu e imagjinon qeveria jonë, e cila mbron barazinë gjinore, një jetë të sigurt, dinjitoze dhe të lirë? Këto ditë, derisa institucionet në mënyrë simbolike ndriçojnë në ngjyrë portokalli, në emër të luftës kundër dhunës me bazë gjinore, le të shëndrisë edhe faktin se akoma jemi lënë vetëm në atë luftë, në shtëpi, në vendet e punës, në institucione dhe në rrugë të errëta”, ka shkruar Urania Pirovska në profilin e saj në Facebook, duke ndarë anketën e kryer nga Komiteti i Helsinkit për Siguri”, thonë nga Komisteti i Helsinkit.
Në gusht të këtij viti Qeveria e Maqedonisë solli rekomandime dhe detyrime për kursimin e energjisë elektrike. Ndër të tjera në këto rekomandime hynte edhe që Komunat dhe Qyteti i Shkupit të bëjnë orar, në atë mënyrë që në gjysmën e rrugëve dhe bulevardeve të fiket ndriçimi publik.
U rekomandua që NP Rrugët të fillojë menjëherë me reduktimin e ndriçimit të instaluar në rrugët shtetërore në sasinë minimale të sigurt të ndriçimit të rrugëve, shesheve dhe objekteve të tjera në vend që i përfshijnë rrugët shtetërore.
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i SH.A. ESM Vasko Kovaçevski më 16 gusht të këtij viti shpalosën rekomandimet dhe masat për kursimin e energjisë nga amvisëritë dhe kompanitë, si dhe detyrat për kursimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes që u miratuan në seancë qeveritare. Që atëherë nga Qeveria bënë me dije se këtë vit do të kalojmë një nga dimrat më të vështirë në aspektin energjetik.
N. D. Send an email 12:18, 07-12-2022