POLITIKATË FUNDIT

Pas mesnate ndryshojnë çmimet e derivateve në RMV

Ilustrim: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Ilustrim: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës (KRrE) së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin pas mesnate bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës. Benzina Eurosuper 95 do ulet për 1.5 denarë, Eurosuper 98 për 1 denarë si dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri ulet për 1 denarë. Çmimi i dizellit nuk ndryshon ndërsa çmimi i mazutit rritet për 0,361 denarë, transmeton Portalb.mk.

Pas mesnate çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS 95- 83,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS 98- 85,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V)- 84,50 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1)- 81,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU- 42,171 (denarë/kilogram) .

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,176%.

Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

F. Xh. Send an email 15:41, 05-12-2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *