Milwaukee mposhtin Orlandon, Antetokounmpo realizon 34 pikë
Milwaukee Bucks kanë marrë një fitore të radhës në NBA.
Skuadra e Milwaukee Bucks, e udhëhequr nga Giannis Antetokounmpo, shënoi fitore me rezultatin 109:102, ndaj Orlando Magic, shkruan lajmi.net.
‘Bisha Greke’ shënoi plot 34 pikë për të ndihmuar skuadrën e tij për këtë fitore. Ai pati edhe 13 kërcime dhe pesë asistime, për një ‘Double-double’.
Antetokounmpo u ndihmua nga Bobby Portis me 18 pikë e Jrue Holiday me 17 të tjera.
Te skuadra e Orlando Magic, Franz Wagneri ishte lojtari më i dalluar, me 25 pikë, derisa mirë bëri edhe Markelle Fultz me 20, aq sa pati edhe Banchero.