Maqedonia e Veriut sot dhe nesër do të diskuton për ekonominë dhe reformat e administratës në skriningun e BE-së
Ministri i Financave, Fatmir Besimi sot dhe nesër në Bruksel kryeson delegacionin e vendit në skriningun bilateral për kriteret ekonomike dhe reformat në administratën publike si dhe kontrollin financiar. Ministria e Financave është institucion kryesues në këta kapituj të skriningut bilateral, i cili filloi me klasterin e parë në muajin nëntor të vitit 2022. Fusha e kritereve ekonomike përfshihet për herë të parë në negociatat aderuese, raporton MIA.
“Menaxhimi ekonomik është thelbi i kritereve ekonomike, prandaj Ministria e Financave i kushton shumë rëndësi koordinimit të dy proceseve kyçe, zbatimit të Programit të reformave ekonomike dhe vlerësimit të harmonizimit të kritereve ekonomike për aderim, tha ministri i Financave në fillim të skriningut bilateral për kriteret ekonomike.
Ai thekson se dialogu i rregullt ekonomiko-financiar me Komisionin, duke shfrytëzuar sinergjinë nga përcaktimi i rekomandimeve të përbashkëta, kontribuoi në determinimin e kapaciteteve të shtetit drejt zbatimit të reformave më prioritare, të cilat kanë ndikim në rritjen e rritjes ekonomike dhe konkurrencës së vend.
Duke theksuar ndikimin e krizës në vitin e kaluar ndaj arritjes së rezultateve të dëshiruara ekonomike, ai theksoi se pas stabilizimit të zhvillimeve globale, pritet që në vijim strategjitë e përcaktuara dhe masat e planifikuara të japin rezultatet e synuara.
“Kur flasim për rritjen dhe zhvillimin ekonomik, nuk bëhet fjalë për proces që duhet të arrihet gjatë një viti, por bëhet fjalë për proces afatgjatë të ndryshimeve strukturore, që do të japin rezultate të qëndrueshme. Karakteri afatshkurtër i Buxhetit dhe përcaktimi i tij mbi dokumentet strategjike, siç janë: Plani i qëndrueshmërisë fiskale dhe përkrahjes së rritjes ekonomike, Plani i invstimeve publike dhe Plani i përshpejtimit të rritjes ekonomike, si kornizë e përgjithshme paraqet hap të rëndësishëm në përpjekjet e arritjes së qëllimeve”, theksoi ministri.
Ai iu referua reformës tatimore, në kuadër të të cilës këto ditë u prezantuan: koncepti i ri, aktivitetet që ndërmerren me qëllim të përmirësimit të menaxhimit me investimet publike, plani aksional për ballafaqim me ekonominë joformale, si dhe aktivitetet që ndërmerren në sektorin e energjetikës.
Ministria e Financave, nesër do të marrë pjesë në skriningun bilateral për kapitullin mbi reformën e administratës publike dhe kapitullin 32 i cili i referohet kontrollit fiskal. Skringu bilateral është hapi i parë në procesin e negociatave aderuese në BE. Skriningu bilateral do t’u mundësojë vendeve kandidate që të njihen me ligjet dhe standardet e BE-së dhe detyrimet që rezultojnë nga to, si dhe me nivelin e gatishmërisë së vendeve dhe planet e tyre për harmonizimin e mëtejshëm. Në këtë proces, Ministria e Financave është institucion kryesues në tetë fusha, përkatësisht kapituj në katër klasterë, nga gjithsej gjashtë të tilla në këtë proces.
Përndryshe, fillimi i procesit të skriningut si fazë e parë nga bisedimet për anëtarësim në BE dhe mbështetja e sanksioneve kundër Rusisë në lidhje me invazionin ushtarak ndaj Ukrainës i sollën Maqedonisë së Veriut vlerësim pozitiv nga BE-ja. Por, në raportin evropian për progresin e vendit, Komisioni Evropian sërish ka gjetur vërejtje për zbatimin e ligjeve, punën e Kuvendit, por edhe nevojën për më shumë transparencë gjatë miratimit të vendimeve shtetërore. Në raport, thuhet se Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur për thuajse të gjitha kriteret.
Prej më 11 nëntor, e deri më 9 dhjetor të këtij viti, vazhdon faza e dytë e skriningut, gjegjësisht atij bilateral. Në këtë proces Maqedonia e Veriut do të paraqesë shkallën e përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, strukturën institucionale të zbatimit të ligjit. Në atë periudhë, ekipi i RMV-së do t’i prezantojë para përfaqësuesve të KE-së planet për harmonizim të mëtejmë dhe për ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe administrative, si dhe resurset e nevojshme njerëzore, financiare dhe IT për zbatimin e standardeve evropiane.
Pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.
Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.
Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.
Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga Bullgaria. Sofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito. Ky kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.
- LEXO: Mariçiq për Kapitullin 23: Reforma gjyqësore kyçe për inkuadrim në BE, kemi akoma për të punuar
- LEXO: RMV, filloi skriningu dypalësh për “Gjyqësorin dhe të drejtat themelore”
- LEXO: Skriningu, Maqedonia e Veriut vazhdon panel-diskutimet kushtuar Klasterëve 4 dhe 5 të BE-së
- LEXO: Filloi skriningu dypalësh, Mariciq nga Brukseli: Është një nxitje për përparim më të shpejtë në reforma
- LEXO: Mariçiq: Nëse nuk e ndryshojmë Kushtetutën, vetë do të bllokoheshim në procesin eurointegrues
- LEXO: Kovaçevski: Integrimi në BE është kompleks nga çështje për të cilat nevojiten vendime me konsenzus të gjerë politik
- LEXO: David Geer: Procesi i anëtarësimit dhe procesi i zbatimit të reformave duhet të jetë projekt kombëtar
- LEXO: Vijojnë takimet për skriningun shpjegues të RMV-së, sot në fokus Kapitujt 26 dhe 19
- LEXO: Mariçiq nga Brukseli: Ndërmerren hapa që do të lehtësojnë kushtet për futjen e 5G në RMV
- LEXO: Mickoski do të marrë pjesë në takimin e liderëve të thirrur për të hënën
- LEXO: Kryeministri Kovaçevski u ka dërguar partive ftesat për takim liderësh
- LEXO: Kryeministri Kovaçevski i ftoi në takim liderët e partive politike parlamentare, kërkoi vendime gjithëpërfshirëse në Kuvend
- LEXO: Mickoski është për “marrëveshje të re për Maqedoninë”: Nëse flitet për normën 20%, të diskutohet edhe për “badenterin” dhe “balancerin”
- LEXO: RMV, Grubi: Po bisedojmë me deputetët e opozitës dhe me liderë të partive për mbështetje të ndryshimeve kushtetuese
- LEXO: Narativat anti-BE dhe pro-ruse në RMV forcohen për shkak të përçarjeve mbi ndryshimet kushtetuese
F1 C Send an email 18:06, 05-12-2022