POLITIKATË FUNDIT

Fondacionet e Shoqërisë së Hapur po transformohen për forcimin e ndikimit të tyre

Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni, FSHHM
Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni, FSHHM

Fondacioni “Shoqëri e Hapur” njofton se pas 30 viteve ekzistencë dhe punë në Maqedoninë e Veriut, Fondacionet e Shoqërisë së Hapur po ndryshojnë mënyrën e punës në vend si pjesë e transformimit më të gjerë në nivel global, transmeton Portalb.mk.

Nga ky Fondacion thonë se duke filluar nga viti 2021, Fondacionet e Shoqërisë së Hapur janë në proces transformimi gjithëpërfshirës me synimin për fokus më të madh rajonal dhe forcimin e ndikimit të tyre. Ky transformim global përfshin më shumë se 20 fondacione kombëtare në botë.

“Fondacionet e Shoqërisë së Hapur mbeten fuqishëm të përkushtuar ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor. Që nga viti 1992, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni ka dhënë mbi 130 milionë dollarë për të mbështetur stabilitetin social dhe ekonomik dhe zhvillimin demokratik të Maqedonisë së Veriut. Me fillimin e punës së fondacionit kombëtar, Greqia dhe Serbia i kishin bllokuar kufijtë e Maqedonisë, po ashtu ishte pyetje nëse vendi do ta ruante pavarësinë e tij”, thuhet në njoftimin e Fondacionit Shoqëria e Hapur.

Fondacioni atëherë iu përgjigj këtyre sfidave duke ofruar mbështetje jetike, duke përfshirë prokurimin e barnave esenciale, lëndën për ngrohje për shkollat ​​dhe ndihmën për eksportin për fermerët. Që atëherë, fondacioni ka ndihmuar në përgatitjet që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian, për zhvillimin e një shoqërie të fortë civile, promovimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, fuqizimin e romëve dhe komunitetet e tjera të margjinalizuara, si dhe mbështetjen e reformave në shëndetësi dhe arsim.

F. Xh. Send an email 16:41, 05-12-2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *