SPORTITË FUNDIT

Tifozët portugezë nuk duan që Ronaldo të startojë ndaj Zvicrës

Tifozët e kombëtares së Portugalisë nuk duan që Cristiano Ronaldo të luajë si titullar.
Debati rreth Cristiano Ronaldos tashmë është bërë i rëndësishëm në Portugali.

Paraqitja e tij në Katar ka bërë që disa të kërkojnë që ai të mos jetë titullar në një ekip që ka shumë alternativa në sulm për ndeshjen e 1/16-tës kundër Zvicrës.

Rafael Leao, Andre Silva apo Gonçalo Ramos janë disa nga ata që mund të zënë vendin e tij në 11-shën portugeze.

Sipas një sondazhi të ‘A Bola’, 70% e përdoruesve të internetit kërkojnë që ai të mos startojë kundër Zvicrës në ndeshjen e raundit të 16-të, transmeton lajmi.net.

Me fjalë të tjera, vetëm 30% e ruajnë besimin te ylli i tyre, i cili deri më tani ka shënuar vetëm një gol në Botëror dhe ishte penallti ndaj Ganës. Përveç kësaj, në të tria ndeshjet e fazës së grupeve ai u zëvendësua.

Këtij momenti të keq shënimi dhe fizik të Cristianos duhet t’i shtohen edhe dyshimet që ekzistojnë rreth tij për të ardhmen. Në mes të turneut u mësua se ai ka ndërprerë kontratën me Manchester United dhe po shqyrton disa opsione për të gjetur një klub duke filluar nga janari.

Një nga ofertat që ka tingëlluar më shumë është ajo e Al Nassr, një klub nga Arabia Saudite.

Portugali – Zvicër zhvillohet më gjashtë dhjetor, me fillim nga ora 20:00.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Sport

Ronaldo dëshiron 19.9 milionë euro nga marrëveshja e fshehtë me Juventusin


Sport

Messi me rekord të ri në Botëror


Sport

Gavi nuk i frikësohet asnjë kundërshtari në Botëror

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *