POLITIKATË FUNDIT

Rama “ultimatum” presidentit serb: S’ka rrugë tjetër përveçse të vijë në samit, e kundërta do ishte katastrofë për ta

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një “ultimatum”, paralajmërimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç i cili la të kuptohej se nuk do të vijë në samitin e BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor.

Rama tha i bindur se Vuçic do të vijë në samit, pasi sipas tij nëse bën të kundërtën kjo do të ishte katastrofike për të dhe Serbinë.

“Unë nuk emocionohem nga asnjë lloj deklarate që bëjnë politikanët brenda apo jashtë vendit tonë për qëllime të politikës së tyre të brendshme. Serbia do jetë në samit dhe presidenti i serbisë nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse të vijë në samit, jua them me bindje sepse e kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë dhe atë vetë natyrisht”, tha Rama gjatë një konference për shtyp.

/Gazeta Express

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Samiti i BE në Tiranë, Rama: Nuk është stacion i zgjedhur rastësisht, vlerësim strategjik për Shqipërinë


Kosovë-Shqipëri

Gruaja në Kaçanik kërcënohet nga ish kunati dhe ish burri, njëri arrestohet tjetri ende në kërkim


Kosovë-Shqipëri

Kurti befason me deklaratën “Më keni bo Kryeministër, ma mirë me u pas bo kryeprokuror”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *