Policia sekuestron 146 kg mjaltë dhe 40 kg djathë në Prevallë, dyshohet se u kontrabanduan nga Maqedonia e Veriut
Policia e Kosovës ka vazhduar me luftimin e kontrabandës me mallra.
Gjatë së shtunës, në rajonin e Prizrenit, konkretisht në Prevallë, policia ka arritur të sekuestroj sasi të madhe të mjaltës dhe ushqimeve tjera, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar.
Përmes raportit 24 orësh, policia ka njoftuar se pas një pune hetimore, njësitë policore tek i dyshuari mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar 83 kavanoz me mjaltë dhe 40 kilogram djathë/kaçkavall që dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia Veriore në Republikën e Kosovës.
Lidhur me rastin janë marrë mostrat për ekzaminim nga ana e inspektorëve të AUV-it, ndërsa malli i sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme.
Në rastin tjetër, tek i dyshuari i dytë policia ka gjetur dhe ja sekuestruar 32 kavanoz me mjaltë që dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia Veriore në Republikën e Kosovës.
Edhe në këtë rast janë marrë mostrat për ekzaminim nga ana e inspektorëve të AUV-it, ndërsa malli i sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme.
Kurse në rastin e tretë, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar 31 kavanoz me mjaltë që dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia Veriore në Republikën e Kosovës.
Lidhur me rastin janë marrë mostrat për ekzaminim nga ana e inspektorëve të AUV-it, ndërsa malli i sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme.
Në të tria rastet është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rastet të procedohen në procedurë të rregullt. /BS