Nanev: Nuk kemi vendosur vijë të kuqe në gjyqësi
Vazhdimisht flitet se kemi ndikime ose rpesione politike ndaj gjyqësisë, por për mua shumë më të rrezikshme janë ndikimet e brendshme ose jouniteti në sistemin gjyqësor. Nuk kemi vijë të kuqe në vetërregullim, të mbrojtjes së pavarësisë së gjyqësisë, thotë gjykatësi Lazar Nane në intervistë për REL, njofton Portalb.
“Vazhdimisht flitet se kemi ndikime të jashtme, fillimisht mendohet në ndikimet politike ose presionet të cilët ndodhin, megjithatë për mua shumë më të rrezikshme janë ndikimet e brendshme ose do të thosha jouniteti i cili ekziston në sistemin gjyqësor në të gjithë nivelet, duke filluar nga gjykatat themelore, të apelit, Gjykatës Supreme, Këshillit gjyqësor. Posaçërisht do të dëshiroja të theksoj në këtë drejtim se me rëndësi të veçantë është se nuk e kemi vendosur vijën e kuqe të vetërregullimit, të mbrojtjes së pavarësisë së gjyqësisë”, tha Nanev.
Lidhur me deklaratën e ambasadores amerikane në vend Anxhela Ageler se është e hutuar nga zgjedhja e prokurorit të Gostivarit Islam Abazi për shef të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, për të cilin dolën fotografi nga ai në shoqëri të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe se vallë BDI-ja tani po përzihet në prokurori, Nanev potencoi se një nga parimet themelore të sistemit gjyqësor, gjegjësisht edhe të Prokurorisë Themelore dhe të gjyqësisë është depolitizim i tërësishëm, gjegjësisht departizim i tërësishëm. Theksoi se nuk do të guxonte dhe nuk guxon që asnjë gjykatës, asnjë prokuror publik të jetë i anëtarësuar ose të jetë pjesëmarrës në çfarëdo lloj aktivitete politike.
“Vetë prokurorët publik e kanë realizuar zgjedhjen. Tani parashtrohet një pyetje kontradiktore – Se si kur prokurorët publik në zgjedhje të drejtpërdrejta dhe të fshehta e kanë realizuar zgjedhjen e prokurorit publik, ne kemi dyshim serioz: Kjo lë imazh për vetë prokurorët publik, gjegjësisht të integritetit të tyre personal, të kapaciteteve të tyre, gjegjësisht të pavarësisë së tyre gjatë momentit të rrumbullakësimit të zgjedhjes së vetë kandidatit. Kjo do të thotë se në të ardhmen seriozisht duhet të kushtohet vëmendje se kush mund të zgjidhet, jo vetëm për prokuror publik, por edhe për gjykatës dhe se çfarë është integriteti i tij ose kapaciteti që të kryhet ndikim gjatë zgjedhjes së funksioneve të këtilla jashtëzakonisht prestigjioze”, tha ai.
Nanev potencoi se ai personalisht nuk është i kënaqur nga mënyra e funksionimit, kur flasim për imazhin emadhe për gjyqësinë, posaçërisht në pjesën për efikasitetin dhe azhurnitetin e tij.
“Zgjatja e proceseve gjyqësore me vite, qasje e dobëtderi te drejtësia, joazhurniteti i gjyqësorit definitivisht e krijon këtë imazh. Çdo zgjatje e procedurës dhe zgjatje prej më shumë se një vit krijon dyshim në opinion se diçka po ndodh në prapavijë. Megjithatë, arsyet për një sjellje të tillë dhe për zgjatjen e procedurës jo çdoherë duhet të kërkohen vetëm në gjyqësi. Këtu janë edhe palët në procedurë, gjegjësisht cilësia e vendimeve të Prokurorisë Publike, para së gjithash mendoj në aktakuzat të cilat dorëzohen nga ana e prokurorëve publik dhe vendi dhe roli i avokatit mbrojtës në procedurë. Gjithashtu, posaçërisht kohëve të fundit, posaçërisht në rastet të cilat janë posaçërisht aktuale dhe u dedikohen krimit të organizuar, koha e zgjatjes së ekspertizave, gjegjësisht të procedurave të ekspertizave të cilat zgjasin me vite”, tha gjykatësi Nanev.
- LEXO: Ahmeti kërkoi veting të përgjithshëm, pas kritikave të ambasadores Ageler për zgjedhjen e Abazit
- LEXO E njoh Ali Ahmetin si bashkëfshatar, por s’kam kontakte personale, tha shefi i Prokurorisë për Krim të Organizuar Islam Abazi
- LEXO: Tupançeski: Për një kohë të shkurtër do të kuptohet nëse është zgjedhur personi i duhur për kryetar të PKOK-së
- LEXO: Më 7 nëntor do të votohet për përzgjedhjen e Prokurorit kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
- LEXO: Mbetet në fuqi pezullimi i Ruskovskës, Këshilli i prokurorëve publikë e refuzoi ankesën e saj
- LEXO: Abazi në Maqedoninë e Veriut për katër vjet do të udhëheqë Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit
F. I. Send an email 21:02, 04-12-2022