POLITIKATË FUNDIT

Sot zgjedhet kryetari i SHGM-së, në garë janë tre kandidatë

Media, mediume, televizione

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë sot do të zgjedhë kryetarin e ri përmes Kuvendit Zgjedhor të këtij institucioni, transmeton Portalb.mk.

Përmes Kuvendit Zgjedhor sot do të zgjedhet edhe anëtarësia e Bordi Drejtues, Bordi Mbikëqyrës dhe Këshilli i Nderit.

Kuvendi fillon në ora 11:00 në hapësirat e hotelit “Aleksandar Palace” në Shkup. Pas votimit do të publikohen rezultatet dhe do të vijojë fjalimi i kryetarit të zgjedhur.

Përveç kryetarit aktual, Mlladen Çadikovskit, kandidaturë kanë dorëzuar edhe gazetarët Filjana Koka, gazetare e Radio Televizionit të Maqedonisë dhe nënkryetare aktuale e SHGM-së, por edhe Marjan Nikollovski, redaktor në televizionin “Sitel”.

F1 C Send an email 10:14, 03-12-2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *