Roza Lati pjesë e “Big Brother Albania VIP2”
“Big Brother Albania VIP 2” pritet të nisë shumë shpejt dhe të gjithë janë kurioz të dinë se cilët janë banorët që do të jenë pjesë e spektaklit të madh.
Dhe pse nëpër portale kanë nisur të përmenden emrat se kush do të jetë pjesë e reality show-t, Arbana Osmani zbuloi se edicioni i dytë i “Big Brother VIP” do të nisë së shpejti dhe se ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit ka pasur një konkurrencë të madhe për të qenë pjesë e shtëpisë së famshme.
Së fundmi burimet për ‘Panorama Plus” kanë zbuluar se pjesë e “BBVIP2” do të jetë moderatorja e njohur Roza Lati. Prezantueses i është bërë ftesa për të qenë në spektaklin e madh dhe e ajo ka pranuar.
Kujtojmë se vitin e kaluar Roza u shpreh se e kishte marrë ftesën për të qenë pjesë e reality show-t por e refuzoi për shkak të angazhimeve të shumta që kishte.
Gjithashtu në rrjet po përfliten dhe emrat që do të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Moderatorja Kiara Tito dhe Jori Delli, një influencuese që jeton në Itali, janë dy nga emrat që po komentohen së fundmi.
Dhe pse nuk ende një konfirmim zyrtar nga vajzat, “Kryefjala” ka zbuluar një emër tjetër. Mirëpo, këtë herë bëhet fjalë për një nga meshkujt e lojës, i cili thuhet se do të jetë koreografi Albi Nako.
Disa ditë më parë Arban Osmani tregoi për “TAR” se është përzgjedhur kasti i edicionit të dytë të “BBVIP” dhe kësaj herë kanë kërkuar personazhe interesante:
“Big Brother, edicioni i dytë VIP, do të nisë brenda këtij viti, është përzgjedhur kasti. Nuk kemi kërkuar gjëra të veçanta, të çuditshme. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere interesantë, të këndshëm, pas së cilëve njerëzit të afeksionohen. Çfarë ndodhi me Big Brother-in vjet ishte se njerëzit i pëlqenin personazhet e Big Brother-it, u bënë fansa të tyre; nuk është se e ndiqnin Big Brother-in për të parë sherre dhe skandale, këtë gjë kemi kërkuar prap.”