Pele në gjendje të rëndë shëndetësore
Legjenda e futbollit brazilian, Pele, është transferuar në kujdesin intenziv dhe trupi i tij nuk po i përgjigjet më kimioterapisë në luftën e tij kundër kancerit të zorrëve.
Raportet në Brazil thanë se 82-vjeçari, i cili shkoi në spital javën e kaluar, po merr masa për të lehtësuar dhimbjen në një repart ku kujdesen njerëzit që dyshohet se e kanë vdekjen afër.
Ai u shtrua në spitali në Sao Paulo,duke vuajtur nga ënjtja e përgjithshme dhe dështimi i zemrës.
Një raport nga Folha de Sao Paulo, tha se Pele nuk po i përgjigjet më trajtimit me kimioterapi që i është nënshtruar që nga shtatori i kaluar për të trajtuar kancerin e zorrëve, transmeton Klankosova.tv.
Raporti tha se Pele tani është në kujdesin paliativ dhe nuk do t’i nënshtrohet testeve ose trajtimit invaziv. Kujdesi paliativ është për pacientët me sëmundje ose kushte potencialisht kërcënuese për jetën dhe kujdes në fund të jetës.