Nëse nuk ka marrëveshje në fundjavë, të hënën me autobus përsëri do të ketë bllokada në Shkup, paralajmëroi Jovanovski
Pasi nuk na pranuan për takim në qytetin e Shkupit, pas një kohe i larguam autobusët nga bulevardi “Ilinden”. Nëse nuk ka marrëveshje ndërkohë këto dy ditë, nga e hëna duke filluar nga ora gjashtë e mëngjesit do të ketë sërish bllokada, deklaroi sot pasdite për MIA-n, drejtori i autobusëve nga trasnportuesit privatë “Slloboda prevoz”, Lenin Jovanovski.
Ai bëri të ditur se bllokada do të jenë në kryqëzimet përballë QT “Mavrovasj”, te Kryqi kuq, dhe, siç tha ai, do të bllokohet e gjithë pjesa përballë kuvendit të qytetit në bulevardin “Ilinden”.
Autobusët e transportuesve privatë “Sloboda Prevoz” dhe “Makekpres” sot janë rreshtuar në anën e djathtë të bulevardit “Ilinden”, gjegjësisht në afërsi të Kuvendit të qytetit.
Nga ana tjetër, Qyteti i Shkupit njoftoi se nga java e ardhshme do të publikohet një thirrje publike në të cilën mund të aplikojnë të gjithë transportuesit privatë, me qëllim të transparencës më të madhe të procesit dhe zgjidhjes më të lehtë të problemeve potenciale.
Bllokada e parë e transportuesve privatë u bë më 28 nëntor në udhëkryqin pranë QT “Mavrovasja”, kur rreth 30 autobusë të “Slloboda prevoz” dhe “Mak-Ekspres” ishin parkuar në bulevardet “Goce Dellçev” dhe “Krste Petkov Misirkov” me kërkesë “t’u shlyhen borxhet që të mund të fillojnë sërish të punojnë”.
F1 C Send an email 19:20, 02-12-2022Original Article