Ndalohet futja e flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë në ndeshjen e Zvicrës
Flamuri shtetëror i Kosovës dhe ai i Shqipërisë nuk janë lejuar të futen në stadiumin “974”, aty ku do të zhvillohet ndeshja vendimtare mes Zvicrës dhe Serbisë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:00, teksa pritet të përcaktojë përfundimisht se cila përfaqësuese do të kalojë në 1/8 e finales.
Sipas asaj që ka raportuar “Koha”, brenda stadiumit nuk janë lejuar të futen flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe janë ndaluar edhe flamujt provokues nga tifozë të Serbisë.
Kujtojmë se Zvicra është e dyta në Grupin G me 3 pikë, teksa Serbia është e treta me 1 pikë.
Brazili prin në këtë grup me 6 pikë, kurse Kameruni është i fundit me 1 pikë.