POLITIKATË FUNDIT

Begaj: I kërkova Papa Françeskut që Vatikani të njohë Kosovën

Në kuadër të vizitës në Selinë e Shenjtë, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, gjatë të cilit vlerësoi ecurinë e shkëlqyer të marrëdhënieve ndërshtetërore, pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1991.

Duke u ndalur tek çështja e Kosovës, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira kanonike mes Selisë së Shenjtë dhe komunitetit katolik të Kosovës, si dhe shprehu besimin për angazhimin e mëtejshëm të Shtetit të Vatikanit në konsolidimin e paqes dhe të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka kërkuar Papa Françeskut që Vatikani të njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i shtetit në një intervistë për median italiane “Il Tempo”. Ai thotë se roli i Papës është i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.

Begaj thotë se vëmendja e Papës ndaj Kosovës do të ndihmonte shumë dialogun Kosovë-Serbi.

Ndërsa, përsa i përket të ardhmes evropiane të rajonit, Begaj është shprehur se zgjerimi i BE-së në Ballkan nuk ka pse të përballet me euroskepticizëm.

Pyetje: President, Ju vini nga Rajoni i Ballkanit, i cili përveç se ndodhet përtej Adriatikut, në të shkuarën ka qenë burimi i disa luftërave të përgjakshme. Edhe sot tensionet në Kosovë, Bosnjë apo dhe Mal te Zi janë të larta. Si e mendoni të ardhmen e rajonit Tuaj?

Begaj: Pikërisht eksperienca e jonë ballkanike na mëson që nuk mund të luhet lojë luftërash në rajone me të kaluar dhe të sotme problematike. Për këtë arsye duhet dialog i vazhdueshëm, prosperitet ekonomik, energji pozitive për qytetarët tanë, por mbi të gjitha një projeksion i mirëfilltë Evropian për të ardhmen tonë. Zgjerimi i BE-së në Ballkan nuk ka pse të përballet me Europskepticizmin e brendshëm të disa forcave politike të BE-së, por duhet të jetë e vetmja rrugë për ta bërë të gjithë Ballkanin pjesë të BE-së larg influencës së fuqive të treta në rritje.

Pyetje: President, Ju e ftuat Papa Françeskun në një vizitë tjetër në Shqipëri. A mos vallë kjo ftesë ka lidhje me dëshirën Tuaj për më shumë vëmendje të Evropës ndaj vendit Tuaj dhe rajonit Tuaj?

Begaj: Në radhë të parë ftesa ime ka të bëjë me inaugurimin e fillimit të punimeve në Santuarin e Nënë Terezës (Shën Terezës) në Tiranë, një vepër shumë e rëndësishme për Shqipërinë, shqiptarët por edhe botën e krishterë. Të mos harrojmë se Nënë Tereza u shenjtërua nga Papa Françesku në 2016, dy vjet pas vizitës së bërë në Tiranë. Jam i bindur se shqiptarët do të donin t’i shprehnin mirënjohjen e thellë Papës për rolin e tij në shenjtërimin e shqiptares së madhe, që i përket pa dyshim të gjithë botës.

Gjithashtu, roli i Papës dhe i Selise së Shenjtë është shumë i rëndësishëm për të shtuar vëmendjen e BE-së dhe të Perëndimit, jo vetëm për të ruajtur paqen në Rajonin e Ballkanit, por edhe për të siguruar të ardhmen Evropiane të Ballkanit. Në këtë pikëvështrim sigurisht i kërkova Papa Françeskut që Vatikani të njohë Kosovën si shtet, pasi kjo njohje do të ndihmonte akoma më shumë përpjekjet për dialog Beograd-Prishtinë që po udhëhiqen sot nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /abcnews.al/

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Zhduken 20 për qind e fëmijëve emigrantë shqiptarë që u strehuan nga një qendër në Angli


Kosovë-Shqipëri

Protesta e opozitës, Ambasada e SHBA-së thirrje amerikanëve në Shqipëri t’i shmangen tubimit


Kosovë-Shqipëri

Sokol Halili, vrasësi i gruas shtatzënë, varroset të dielen në mesditë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *