POLITIKATË FUNDIT

Arben Taravari dorëzoi kandidaturën për kryetar të ASH-së, më 17 dhjetor mbahet Kongresi

Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Me 1.865 nënshkrime, u.d. kryetari aktual i partisë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari sot ka dorëzuar kandidaturën e tij për kryetar partie. Kongresi, në të cilin do të zgjedhet kryetari i ri i partisë do të mbahet më 17 tetor në Tetovë, njofton Portalb.mk.

“Në emër të Komisionit sonte përfundon afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar partie dhe kam nderim të ju informoj se deri tani ka arritur vetëm një kandidaturë, nga Arben Taravari”, tha Syrija Rushidi nga Komisioni për Pranimin e Kandidaturave për kandidatët për Kryetar të Partisë.

Sipas Statutit të partisë, kandidat për kryetar partie mund të jetë cilido anëtar i partisë i cili siguron mbështetje nga së paku 400 anëtarë, me nënshkrime të verifikuara ose mbështetjen e së paku 5 degëve funksionale të partisë.

Taravari është kryetar aktual i Gostivarit, ndërsa nga shtatori i këtij viti ushtrues detyre kryetar i ASh-së, pasi Ziadin Sela dha dorëheqje nga pozita udhëheqëse pas rezultateve të dobëta të zgjedhjeve të parakohshme për këshilltarë në Komunën e Tetovës.

Taravari paraprakisht ka qenë sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, ndërsa në maj të vitit 2022 është emëruar në postin e nënkryetarit.

N. D. Send an email 15:30, 02-12-2022Original Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *